Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, është i ftuar në hapjen e aeroportit të Stambollit.
Ftesa i ka ardhur drejtpërdrejt nga ministri i Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan.

Ftesa i adresohet kryetarit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, ndërsa vjen në emër të Presidentit Erdogan, i cili do ta bëjë hapjen solemne të aeroportit.
Ky do të jetë aeroporti më i madh në botë, ndërsa në hapjen e tij janë ftuar dhjetëra burrështetas të botës.