Bota njerëzore duhet të marrë “një qëndrim të bashkuar në lidhje me brutalitetet që Izraeli po kryen” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian Ebrahim Raisi.

Gazeta Daily Sabah shpjegoi se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu se si të arrihet një armëpushim i përhershëm midis Hamasit dhe Izraelit.

Transmetuesi TRT nënvizon se Erdogan dhe Raisi kanë marrë një angazhim për të “punuar së bashku për të arritur paqen e qëndrueshme”.

Presidenti iranian: SHBA nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Gaza

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se populli i Gazës duhet të vendosë për të ardhmen e vendit të tyre përmes Hamasit si një qeveri legjitime dhe ligjore bazuar në votat e publikut në atë rajon.

Kështu raporton agjencia e lajmeve të Republikës Islame Irna.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë dhe të marrin ndonjë vendim për popullin e Gazës dhe çdo veprim që ndërmerr në këtë drejtim është i dënuar me dështim”, tha Raisi.

Duke theksuar bashkëfajësinë dhe mbikëqyrjen amerikane në krimet e tmerrshme të regjimit sionist dhe masakrën e popullit të shtypur të Gazës, Raisi nënvizoi turpin dhe diskreditimin e qeverisë amerikane në sytë e opinionit publik të kombeve.