“Sot patëm mundësi të bisedojmë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona, duke përfshirë edhe rivendosjen e lidhjeve ekonomike si dhe për bashkëpunimin në sferën e luftës kundër terrorizimit”, ka thënë Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kolegu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan janë takuar në Shën Petersburg.

 

Presidenti rus në takim me atë turk, ka deklaruar se marrëdhëniet e Rusisë dhe Turqisë pas incidentin me rrëzimin e aeroplanit rus kishin degraduar dhe se vizita e presidentit Erdogan flet për ripërtërije të marrëdhënieve,

“Vizita juaj e sotme pa marrë parasysh për kompleksitetin e situatës së brendshme në Turqi flet se ne duam të ripërtërijmë dialogun tonë, të vendosim marrëdhënie në interes të dy kombeve tona”, ka thënë Putin.

Erdogan në fillim të takimit ka thënë se bashkëpunimi i dy vendeve do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve në rajon.

“Sot patëm mundësi të bisedojmë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona, duke përfshirë edhe rivendosjen e lidhjeve ekonomike si dhe për bashkëpunimin në sferën e luftës kundër terrorizimit”, ka thënë Putin.

Ky takim u bo i mundshëm pasi që Erdogan i kërkoi falje publike Putin it për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus në kufirin turko-sirian.

“Në rajon pritet shumë nga pikëpamjet e dy vendeve tona. Vesoj se bashkëpunimi ynë do të sjellë zgjidhje të shumë problemeve që po e mundojnë aktualisht botën”, ka deklaruar Putin.

Sipas medieve turke dhe ruse, Erdogani i ka kërkuar falje Putinit edhe në gjuhen ruse. “Izvinite”, është dëgjuar duke i thënë Erdogan Putinit.