Presidenti Recep Tayyip Erdogan përgëzoi të hënën kombëtaren olimpike të Turqisë, e cila u kthye në shtëpi me 13 medalje të fituara gjatë garave në Lojërat Olimpike Verore – Tokio 2020.
“Unë përgëzoj sinqerisht kombëtaren tonë olimpike, e cila u kthye nga Tokio 2020 me një numër rekord medaljesh. Pavarësisht nëse fituan apo jo një medalje, të gjithë sportistët tanë e përfaqësuan Turqinë siç e meriton dhe na bënë krenarë”, shkroi kreu i shtetit në një mesazh nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.