Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka miratuar reformën kushtetuese që i lejon vetës të ketë më shumë pushtet, njofton zyra e tij.
 
Referendumi mbi futjen e sistemit presidencial do të jetë, më 16 prill, raporton Reuters.

Erdogan ka thënë, se reforma do të ofrojë stabilitet në këtë kohë të pasigurt dhe do të parandalojë kthimin e koalicionit të brishtë të së kaluarës, transmeton lajmi.net.

Kundërshtarët e tij, i kanë frikën këtij ndryshim pas do të çojë në sundimin më të lartë autoritar të Erdoganit.

Parlamenti turk muajin e kaluar miratoi një reformë kushtetuese, ku nga 550 deputetë votuan 488, 339 prej tyre ishin pro ndërsa 142 ishin kundër.

Reforma kushtetuese do t’i lejojë Presidentit të emëroi ministra dhe zyrtarë të lartë, të shpërndajë parlamentin, të shpallë gjendjen e dekreteve emergjente dhe të emrojë gjysmën e anëtarëve më të lartë të organit gjyqësor. /lajmi.net