Presidenti turk Tajip Erdogan dënoi të hënën vendimin e Izraelit për zgjerimin e kolonive të tij në tokat palestineze në Bregun Perëndimor, duke e quajtur “absolutisht një provokim”.

Izraeli njoftoi muajin e kaluar planin për të ndërtuar  3,000 shtëpi të tjera në Bregun Perëndimor dhe ka legalizuar në mënyrë retroaktive rreth 4000 banesa të ndërtuara në parë në tokë private palestineze, çka solli kritika nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Erdogan bëri komentet e tij gjatë një fjalimi në Bahrain, të cilat u transmetuan direkt në televizionin turk. Turqia dhe Izraeli normalizuan marrdhëniet e tyre vetëm vitin e kaluar, gjashtë vjet  pas incidentit të rëndë ku komandot izraelite vranë 10 aktivistë turkë pro-palestinezë të cilët po dërgonin ndihma në zonën e Rripit të Gazës në Palestinë.