Ermira Mehmeti flet para deputetëve në Shqipëri, për skandalin e përgjimit (VIDEO)

Deputetja e BDI-së , Ermira Mehmeti përherë të parë publikisht flet në lidhje me përgjimet në Maqedoni ku ajo u bë objekt sulmi. Duke mos mundur ti mbajë lotët Mehmeti tha se “përgjimi tërësisht i montuar, unë pagova një çmim jo të vogël”.

Mehmeti edhe një herë tjetër e mohoi kategorikisht që në bisedën telefonike nuk ishte ajo që fliste dhe se gjithçka ishte një montazh i një pseudogazetari.

Madje, politikania shqiptare u përlot në një moment të fjalimit të saj, duke kujtuar se si asaj iu bë një gjyq publik, nga një shoqëri patriarkale.