Në emisionin ‘Click Plus’ që transmetohet në TV 21, me temë ‘Çfarë fushate na përshkoi’, Ermira Mehmeti si e ftuar, ka lëvduar Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe kandidat në Komunën e Gostivarit, shkruan Fol.

Mehmeti ka thënë se një ndër garat më interesante dhe sfiduese të këtyre zgjedhjeve do të jetë Gostivari.

”Taravari i cili nga një fraksion partiak, faktikisht si sekretar organizativ, arriti që të kontribuojë që Aleanca apo LR-PDSH të ketë tre mandate në parlament, që faktikisht janë ato tre këmbët e qelqta që e mbajnë realisht qeverinë apo shumicën parlamentare në funksion apo në jetë”, ka shtuar Mehmeti ndër të tjera, duke potencuar edhe Nevzat Bejtën si figurë sharmante dhe karizmatike.

Mehmeti, ishte zëri kritik në BDI. Duke mos u dëgjuar zëri i saj që ish-partia e saj të reformohet, ajo u tërhoq nga BDI. /Fol/