Mbrëmë në ora 21:11 në Stacionin Policor Qendër, një 31-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në auto larjen e tij në bulevardin “Goce Dellçev”, dy persona me motoçikletë kanë hedhur një mjet që ka shkaktuar shpërthim.

“Me datë 05.01.2023 në ora 21:11 në Stacionin Policor Qendër, B.B.(31) nga Shkupi ka raportuar se dy persona me motoçikletë kanë hedhur një mjet në autolarjen në Bulevardin “Goce Dellçev”, e cila ka shkaktuar një shpërthim nga i cili është dëmtuar një godinë ndihmëse – barak”, thonë nga MPB.

Nga MPB për “Lokalno” thonë se nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Qendër dhe Bit Pazari kanë kontrolluar vendin.