Prokuroria Publike ngriti procedurë për tetë persona nga Gostivari për shkak të mosrespektimit të masave për ndalesë të lëvizjes.

“Të akuzuarit, në disa ngjarje të ndara penale e kanë kryer veprën penale ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë’ nga neni 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ata nuk i kanë respektuar masat dhe vendimet për ndalesë të lëvizjes së popullatës, e prandaj gjatë orës policore pa leje, në këmbë ose me automjete kanë lëvizur nëpër qytet”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike.

Për të akuzuarit, Prokuroria me propozimet për dhënien e urdhrave ndëshkues ka kërkuar nga Gjykata që t’iu shqiptojë gjoba në të holla në vlerë prej nga 100 gjoba ditore.