“Jo njëherë ka ndodhur që EVN Maqedonia të sillet me mospërfillje ndaj ankesave të qytetarëve për parregullsitë gjatë furnizimet të tyre me rrymë elektrike. Siç është duke ndodhur edhe kohëve të fundit kur jo me ditë, por me javë, banorë të vendbanimit Grçec janë lënë pa rrym elektrike, e në ndërkohë EVN Maqedonia mjaftohet me arsyetimet e saja shantazhuese dhe ofenduese. E tërë kjo shpalosë arrogancën e një kompanie që ka monopol, siç e tregon edhe mosguximin dhe pafuqinë e qytetarëve që të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Siç tregon pra sa e zorshme është të jetosh në shtet që i ngjanë shtëpisë publike, ku askush nuk i mbron të drejtat e qytetarëve, ku pushtetarët, u shiten kompanive të mëdha, si çdo prostitutë tjetër, që shkon në shtrat me cilindo që e paguan!” – shkruan Kim Mehmeti.