Vazhdojnë të dalin në shesh dëshmi dhe fakte të shumta për ndodhitë e natës së 27 prillit, kur u sulmuan deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ndonëse individë të caktuar dëshirojnë fshehjen e fakteve, e vërteta çdo ditë e më shumë po del në shesh. Fillimisht, në mënyrë “misterioze” u tentua të zhduket një video në të cilën shihej se si deputeti Artan Grubi përshëndetet me njërin prej personave të dhunshëm teksa dilte nga press-qendra e Kuvendit. Mirëpo, ajo video u shpërnda në rrjetin social Facebook nga vetë anëtarësia e LSDM-së, të cilët pohojnë se personi me të cilin përshëndetet Grubi, në fakt është Jordan Mijallkov, djali i ish shefit të shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov. Kjo foto dëshmon se Mijallkov në fakt ka vazhduar të qëndrojë në press-qendrën edhe pasi ka siguruar Artan Grubin gjatë daljes, duke qenë pjesë e turmës që ka rrahur deputetët e mbetur në sallë, në mesin e të cilëve është edhe Ziadin Sela.

 

18217598_10212552167949488_1349418092_n18217630_1698336983527747_646903109_n-132x300