Samet Limani ndërroi jetë pa e pritur lajmin e pafajësisë.

Familja e tij nuk e priti lajmin sikurse familjet e tjera. Fakti që është shpallur i pafajshëm për së vdekuri, edhe më shumë ua shton hidhërimin dhe zhgënjimin që familjari i tyre e pagoi çmimin më të lartë…

Motra e Sametit, raporton SHENJA, erdhi tek varri i tij për t’ia çuar amanetin në vend, për t’i treguar se ai është i pastër nga akuzat…Por e thyer nga malli se nuk mund të ballafaqohet asnjëherë më me të në këtë jetë…(Insert varrezat motra)

Rufije Limani, motra e Samet Limanit

“Mirë por për neve s’ka mirë. Qe 15 vite ata jo që i liruan, e krytën burgun…Vëllau ma ka lënë amanet, ja tani po ja çoj amanetin në vend t’i tregoj se është i pafajshëm, por si të shkoj t’i them se je i pafajshëm kur ai po kalbet në tokë…”

Babai i Sametit tashmë një kohë të gjatë është mbyllur në vete. Nuk dëshiron të flitet për rastin e “Sopotit” dhe refuzon t’ia zhvendosin gjësendet personale që i ka patur djali…Edhe pse herën e kaluar shoqëroi ekipin tonë deri tek varri i djalit të cilin e rregullonte me duart e veta çdo ditë, sot nuk i bëri ballë këtij ballafaqimi. Nuk mundej të shkojë dhe t’i tregojë djalit se është i pafajshëm, por nuk mund ta shijojë lirinë.

Abedin Limani, babai i Samet Limanit

“Hiq jo. Ku të gëzohem. Gjumin rahat nuk kanë mundur ta bëjnë tashmë dhjetë vite. Qe pesë vite unë nuk dua të nijë telefonin pasi kur ka dalë prej kësaj shtëpie më ka thënë nuk kthehem i gjallë….Se lanë me ndejt këtu…”

Familja Limani akuzon politikën se i ka marrë në qafë bijtë e tyre dhe padrejtësisht ua ka mohuar të drejtën për jetë…

Rufije Limani, motra e Samet Limanit

“Biznes çka kanë bërë politikanët. Kjo është punë biznesi. Nuk janë 15 ditë, por 15 vjet. Tani i lëshuan hajt ju dilni se jeni të pafajshëm. Ku është fajtori. Le ta tregojnë fajtorin ku është…Kush do të ma çojë mua vëllain prej varrit…Çfarëdo të më bijnë unë më nuk mund të kem jetë të lumtur. Vëllai për këtë më ka hyrë në dhe, nëna për këtë, nusja për këtë”

Abedin Limani, babai i Samet Limanit

“Ata politikanët e kanë bërë. A unë a. Vallahi jo. As ai. Ai Sula më dhimbsej dje. Thoshte jam i gzuar. Për çfarë se gëzuar ti? A e ke bërë? Jo…Mbaje mend se kurrë mirë nuk do të bëhen me këta të mëdhenjtë që janë”/Shenja/