Ministria e Punëve të Bredshme e Maqedonisë (MPB) është në kërkim të 15 qytetarvëve të Maqedonisë të cilët kanë humbur gjurmët e familjarëve të tyre dhe janë paraqitur në polici për ti kërkuar. Këto janë të dhënat e qytetarëve të cilët këkohen e që MPB-ja i ka si të humbur edhe në ueb-sajtin e saj zyrtar.

Nga 15 qytetarë të Maqedonisë të cilët kërkohen edhe zyrtarisht nga policia si qytetarë të humbur vetëm 1 është femër dhe 3 janë fëmijë, njofton Zhurnal.mk

Në mesinë e tyre ka edhe të atllë që gjurmë familjarvëe të tyre u kanë humbur që para 25 vitesh, para të humbur që nga viti 1992, ndërsa rasti më i freskët ëhstë rasti i Zekir Imeroski 75 vjeçar, nga fshati Lisiçan, i cili që më 5 nëntor të vitit 2015 është paraqitur në stacionin policer të Kërçovës si person i humbur.

Numri i të humburve në Maqedoni mund të jetë edhe më i madh, pasi që çdo ditë paraqiten raste të reja të njerëzve të humbur, mirëpo këto 15 raste janë më specifike dhe për një kohë të gjatë nuk janë zbardhur.

Sipas informacionve që disponon Zhurnal.mk nga MPB-ja, në fund të konflikteve në ish-Jugosllavi kanë qenë të regjistruar mbi 40 mijë persona të humbur, për të cilat supozohet se janë të vdekur. Vlerësohet se 30 mijë kanë qenë të humbur gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, 6 mijë gjatë luftës në Kroaci, 4 mijë e 400 në luftën e Kosovës, ndërsa 23 persona kanë humbur në luftën e Maqedonisë.

Sot numri i tyre është 10 mijë perosna të humbur në Bosnje dhe Hercegovinë, 1 mijë e 700 në Kosoë dhe 15 në Maqedoni.