Dy persona të moshës 17 vjeçare janë lënduar në një aksident që ndodhi mbrëmë në rrugën Vrapçishtë-Toplica. Shpejtësia e madhe është arsyeja e fatkeqësisë, njofton SPB Tetovë.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që vetura “Fiat panda” të cilën e ka drejtuar 17 vjeçari pa leje të vozitjes, në një moment ka humbur kontrollin. Shoferi me bashkëudhëtarin kanë përfunduar në ujrat e lumit, të cilit ishin nxjerrur nga kalimtarë të rastit. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostvarit të cilët për shkak të lëndimeve serioze janë ndalur për kurim të mëtutjeshëm.