E mërkurë, 9 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFejzi Hajdari: Sulmi i VMRO-DPMNE-së ndaj krimit të BDI-së nuk është sulm...

Fejzi Hajdari: Sulmi i VMRO-DPMNE-së ndaj krimit të BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve

Gazetati dhe botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari ka shkruar në “Facebook” se sulmi që i bën lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, krimit dhe korrupsionit nuk është sulm ndaj BDI-së. Hajdari ka theksuar se “krimi nuk ka përkatësi etnike”.

Statusi i plotë i gazetarit Fejzi Hajdari:

“Krimi e korrupsioni nuk ka përkatesi etnike.
Prandaj sulmi nga VMRO-ja ndaj krimit e korrupsionit në BDI, është ndihmesa dhe kontributi më i madh ndaj shqiptarëve, i cilësdo parti maqedonase, sidomos VMRO-së.

Pordhat e BDI-së se LSDM qenka më e mirë se VMRO për shqiptarët, nuk pinë ujë… sepse asnjëra nga këto dy parti, nuk bëri asgjë për heqjen e formulimit ofendues kushtetues “popull 20 ërqind”! Bile Bujar Osmani në cilësinë e ministrit të Jashtëm, ishte edhe më zi se maqedonasit, kur deklaroi: “Tani nuk është koha për heqjen e ‘20 përqindshit’, ka shkruar Fejzi Hajdari, botues i gazetës Lajm.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments