Komunikacioni në vendkalimet kufitare nga Greqia drejt vendeve fqinje, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, sot dhe nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të grevës 48-orëshe të nëpunësve doganorë grekë. Nga Drejtoria Doganore njoftojnë se qytetarët të cilët gjatë dy ditëve të ardhshme kanë planifikuar të udhëtojnë për në Greqi, mirë do të ishte ta anulojnë udhëtimin e tyre.

Për shkak të grevës dyditore të doganierëve grek, pritet tërësisht të jetë në ndërprerje komunikacioni në vendkalimet kufitare nga dhe drejt Greqisë për automjetet transportuese dhe çdo lloj të dërgesave, ndërsa e njëjta do të vlejë edhe për veturat.