Koalicioni opozitar VLEN ka finalizuar listat për deputetë në njësinë e 5 zgjedhore.

Siç mëson INA, pas bartësit Salim Sulejmani nga ASH Strugë, në vend të dytë radhitet Valbona Adili Emini, specialiste e pediatrisë nga Kërçova nga Lëvizja BESA, i treti është Abdulla Bajramovski, ish-kryetari i komunës së Dollnenit nga LD, ndërsa i katërti në listë është Fisnik Mela, inxhinier nga Dibra i propozuar nga Alternativa.

1.Salim Sulejmani
2.Valbona Adili Emini
3.Abdulla Bajramovski
4.Fisnik Mela

Pas tyre vijojnë edhe emra tjerë të propozuar nga katër partitë dhe VV në kuadër të VLEN.(INA)