Fëmijët me nevoja të veçanta së bashku me prindërit e tyre duke filluar që nga dita e sotme për tre ditë do të vendosen përpara Kuvendit me qëllim që problemet e tyre të bëhen të dukshme për kreatorët e ligjeve në vend.

“Këtu jemi që t’i vulosim qëndrimet tona të deritanishme, këtu jemi dhe do të qëndrojmë në fokus të opinionit publik dhe të na shohin njerëzit prapa nesh, në Kuvend dhe që kërkesat tona t’i vendosin si prioritet.

I bëjmë thirrje opinionit publik maqedonas, u bëjmë thirrje prindërve dhe personave me nevoja të veçanta, që në tre ditët e ardhshme të na bashkangjiten që t’i shikojmë edhe njëherë kërkesat me qëllim që të plotësohen dhe gjithashtu u bëjmë thirrje edhe përfaqësuesve të resorëve të ministrisë të vijnë dhe të njoftohen me prindërit, t’i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e tyre”, ka thënë Suzana Stojanovska nga iniciativa “Pesë në dymbëdhjetë”.

Në këtë kamp, për tre ditët e ardhshme, do të ketë një përmbajtje të pasur dhe interaktive.

Do të organizohen edhe përmbajtje nga sfera e muzikës, artit, si vizatime të ndryshme dhe shumë e shumë aktivitete tjera.