Në emisionin “200” me gazetarin Nazim Rashidi në temën “Kriza politike dhe (mos)marrëveshjet e vështira mes shqiptarëve”, debatuan Artan Grubi nga BDI, Skënder Rexhepi nga Lëvizja “Besa” dhe Agon Ferati nga LR PDSH.

Në një debat të nxehtë mes mysafirëve, u shkëmbyen akuza dhe kundërakuza ndërmjet partive. Në një moment Ferati nga LR-PDSH kapi mat përfaqësuesit e BDI-së dhe BESËS me argumentin se teatri I tyre në kuvend ka favorizuar kandidatin e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

Në pyetjen e gazetarit Rashidi se a mendon se do të funksionojë një koalicion mes partive shqiptare, pas gjithë këtyre zënkave, Ferati u përgjigj se “edhe pse egzistojnë antagonizma të thella mes partive shqiptare dhe ka vështirësi në koordinim, për hirë të situatës të gjitha partitë do të duhet ti ndihmojnë procesit që të dilet nga kriza në të cilën ndodhet vendi, ndërsa u shpreh i habitur se si zënka mes BDI-së dhe BESËS për kryetarin e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime ka favorizuar kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Ai parashtroi pyetjen se përse nuk pati kompromis BDI dhe Besa kur dihet që të dy partitë kanë vetëm nga 1 votë në këtë Komision, duke mundësuar që VMRO-DPMNE të mbivotojë LSDM-në 6 me 5 dhe të përfitojë nga divergjenca dhe inatet e shqiptarëve.

Me këtë vrullshëm reaguan të dy përfaqësuesit e BDI-së dhe BESËS, Grubi dhe Zejd Rexhepi duke mohuar se kanë mbështetur Ilija Dimovskin, por Ferati ju rikujtoi që mediat liferuan në opinion vendimin e shefave të grupeve parlamentare të BDI-së, BESËS, LSDM-së dhe VMRO-së ku u tha se shefat e grupeve parlamentare kanë vendosur që kryetari i Komisionit të jetë nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa kjo do të formalizohet në kuvend pasi të vijë në rendin e ditës. Atëherë deputeti i BDI-së Artan Grubi u arsyetua se kjo ka qenë kërkesë e liderit të LSDM-së Zoran Zaev i cili ka kërkuar nga BDI që të mbështesin Dimovskin që të zhbllokojnë punën e Komisionit, ndërsa të njëjtin qëndrim e mbështeti edhe Zejd Rexhepi, duke u shfajësuar për këtë akt. Fol.mk