Nuk keni të drejtë të thoni se ju e doni më shumë popullin maqedonas sesa të tjerët, janë fjalët e profesorit dhe deputetit nga rradhët e LSDM-së, Ferid Muhiq.

Numri i shqiptarëve të cilët votuan për partinë e bllokut maqedonas është tregues për proceset integruese dhe jo destruktive, kështu është deklaruar profesori dhe deputeti Ferid Muhiq, pasi nga foltorja e kuvendit ishte duke i treguar numrat si votoi komuniteti boshnjak në Maqedoni, në dobi të LSDM-së.

Muhiq bëri thirrje të ndërpritet mosrespektimi i Kuvendit dhe të ndërpritet replikimi i panevojshëm çka e çon debatin në asgjëkundi.