Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit sot (e martë) kanë firmosur kontratën, ku federata do të bëjmë rinovimin e fushës së futbollit në stadiumin e Çairit si dhe të vendos sistemin më të ri për ujitje. Punimet pritet që të nisin shumë shpejtë, ndërsa ekipi i FC Shkupit duhet të gjej terren tjetër për të zhvilluar ndeshjet e radhës në kampionat. Fillimisht pritet të largohet tapeti i blertë ndërsa më pas do të zgjerohet fusha nga ana e tribunës.

“Edhe një projekt më tepër në kuadër të investimeve në fushën e sportit! Nënshkruhet aneks-kontrata në mes të Komunës së Çairit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, për rregullimin e terrenit dhe vendosjen e sistemit të ri për ujitje dhe kullim në fushën e futbollit të Stadiumit FC Shkupi. Realizimi i projektit pritet të fillojë së shpejti për të rrumbullakësuar në tërësi idenë e shndërrimit të këtij stadiumi në nivel me standarde bashkëkohore dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Komunës Çair, kryetar i së cilës është Visar Ganiu., përcjellë koha.mk.