Janë vaksinuar më shumë se 35 mijë qytetarë, ndërsa procesi i imuzimit po rrjedh mirë. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai sqaroi se më 19 prill do të arrijnë 10 mijë vaksinat nga kompani Fajzer, dhe imunizimi do të vazhdojnë me personat e moshës 73 dhe 74 vjeç. Filipçe tha se situata nëpër klinika dhe spitale është stabile dhe se nuk ka fluks të pakontorlluar të të infektuarve.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetëisë 1:28- 2:39

“ Në pjesën e vaksinimit procesi po rrjedh mirë, diku rreth 13 mijë qytetarë janë vaksinuar me AstraZenekën, të tjerat janë shpërndarë, në institucionet dhe pikat e vaksinimit në tërë shtetin, që po vazhdon me të njëtën dinamikë. Këtu në sallën Boris Trajkovski gjithsej janë vaksinuar 35 mijë qytetarë duke përfshirë ditën e djeshme. Të hënën i presim të arrijnë vaksinat e Fazjerit, që ishte e vërtetuar gjatë ditës së djeshme dhe në mëngjes, do të arrijnë me avion deri në Sofje, dhe më pas ne jemi të gatshëm ti presim këtu në Shkup”

Filipçe theksoi se të martën, përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore, në Beograd do të realizojnë takim zyrtar, me ministrin e shëndetësisë serb, Zlatibor Lloncar dhe me drejtoreshën e institutit Torllak, ku do të bisedojnë në lidhje me sigurimin e vaksinave.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetëisë

“Mendoj se është zgjidhja më logjike që instituti Torllak të jetë partner strategjik, për pjesën e furnizimit të vaksinave më tej, pasi që nuk po dihet se si po ecën gjendja me pandeminë”

Përndryshe, në vendin tonë pritet të arrijnë 200 mijë doza kineze dhe ruse, ndërsa nga 100 mijë doza të cilat janë si ndihmë nga sistemi i solidaritetit përmes BE-së, dhe nga AstraZeneka pritet të arrijnë një sasi prej 76 mijë dozash.