Për momentin nuk planifikojmë masa të reja restriktive për shkak të asaj se numri i tanishëm i pacientëve nuk i ngarkon spitalet, por përkundrazi ato po zbrazen dhe ka gjithnjë e më pak të hospitalizuar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ai tha se për çdo ditë po bisedon me drejtorët e klinikave për rastet me Kovid-19, të cilat janë të rënda dhe kanë rezultat të vdekjes.

“Rastet e rënda në ventilim mekanik janë në Klinikën Infektive dhe në SPQ ‘8 Shtatori’. Bisedojmë për qasjen për mjekim, për diagnozën. Një numër shumë i vogël i rasteve pas rekomandimeve të fundit, vetëm rastet më të rënda vendosen në ventilim mekanik. Koncepti në ndërkohë që në fillim të krizës ndryshoi. Një kohë në fillim ishte ai rekomandim për ventilim mekanik, pastaj për ventilim joinavziv me çka janë pajisur të gjitha qendrat e kovidit”, theksoi Filipçe.