Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një statusi në profilin e tij në Facebook porositë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen.

“Masat për kufizimin e lëvizjes po lehtësohen dhe secili prej nesh do të jetë në gjendje të kalojë më shumë kohë jashtë, ndërsa me këtë të zvogëlohen turmat në dyqane dhe banka. Por, të mos harrojmë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mbrohemi”, shkruan, Venko Filipçe.

Gjatë çdo dalje jashtë, thekson ministri, “rreptësisht t’u përmbahemi masave për mbrojtje personale”.