Viti shkollor filloi, dhe shumë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e tyre shkollore, me shpresë se do të arrijnë majat e suksesit,njofton Medial.mk.

Gjithmonë prindërit kanë qenë ata të cilët i kanë dhënë rëndësi të madhe ditës së parë të shkollës, por me kalimin e kohës, nga viti në vit kjo gjë disi ka ndryshuar.

Këpucë dhe çanta origjinale, pajisje shkollore prej më të rejave….Prindërit tanimë kanë filluar sikur të garojnë se Kush? dhe Cili? fëmijë është veshur më mirë dhe më shtrenjtë….KJO gjë nuk i ndryshon nesër asgjë në jetë, fëmijët kanë nevojë për diçka tjetër, ose thjeshtë thënë ata kanë nevojë për dashuri dhe kujdes, e jo për lukse, gardërobë të shtrenjtë dhe luksoze të cilëve kohëve të fundit ua ofrojme

Mënyrën se si ne po i ofrojmë luksin fëmijëve tanë, vetëm se po ua shtojmë xhelozinë dhe zilinë mes fëmijëve tjerë. Shpesh herë ata që nuk kanë kushte financiare i shohin me zili fëmijët që janë materialisht mirë, madje ndodh që nga moshatarët e tyre të tallen me ata se këto kanë çanta te vjetra ose ose i kanë nga motra apo vëllau. Ka raste kur ata nuk dëshirojnë të luajnë me moshatarët e tyre të cilët rrjedhin nga familjet e varfëra, dhe i shmangen shoqërimit me to, dhe kështu ndarjet bëhen që në fillim.

Që nga fillimi i shkollës, më konkretisht fëmijët e klasës së parë me vete marrin telefonat e shtrenjtë dhe modern, nuk u lejohet që ata ta shijojnë fëmijërinë e tyre, të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre gjatë kohës së pushimit siç ishte më parë, por në çdo pauzë shfrytëzojnë kohën për të kontrolluar të rejat në telefon.