Në kupolën e madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë filloi akademia solemne ku po shënohet 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut,

Fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit së Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve, Skender Hasani, drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjorgjiev dhe Vllado Popovski, historiani dhe anëtari i Bordit për shënimin e 550-vjetorit nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në kuadër të akademisë do të promovohet pullë postare me pamjen e Skënderbeut, me këtë rast fjalim do të mbajë edhe drejtori i përgjithshëm dhe kryetari i Bordit drejtues të “Portës së Maqedonisë”, Faadis Rexhepi.

Pullë postare për Skënderbeun

#LIVE Akademia solemne e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, publikohet pullë postare!

Gepostet von Portalb am Mittwoch, 17. Januar 2018