Me zhvendosjen e shigjetave të orës për një orë më prapa, në orën 3 të mesnatës filloi llogaritja dimërore e kohës. Llogaritja dimërore e kohës do të zgjasë deri në mars kur fillon llogaritja verore e kohës, përcjell Fol.

Kalimi nga koha e verës në dimër, u shënua në vitin 1916 në vendet e Evropës veriore, ndërsa tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore. Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ka vendosur përllogaritjen dimërore dhe verore të kohës.

Disa austronomë janë kundër përllogaritjes dhe vazhdimit artificial të ditës, sepse konsiderohen se ”natyra nuk duhet të mundohet”, madje edhe nëse si arsyetim përdoren arsyet ekonomike. /Fol/