Me zhvendosjen e akrepave të orës sonte përfundon llogaritja dimëroree kohës dhe fillon llogaritja verore.

Vendimin e solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 124-t sipas së cilit llogaritja verore në vitin 2019 fillon më 31 mars në orën 02:00 me zhvendosjen e akrepave për një orë para ora në orën 03:00 dhe do të llogaritet si ora 03:00.

Llogaritja verore e kohës në vitin 2019 mbaron më 27 tetor në orën 03:00, me zhvendosjen e akrepave për një orë prapa koha në orën 03:00 do të konsiderohet si 02:00.

Ky vendim është në pajtim me nenin 5 nga Direktiva 2000/84/ES OJ: JOL2001031R002102 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian prej 19.012001 për marrëveshjet e planit për llogaritjen verore dhe Informatën e Komisionit Evropian në pajtim me nenin 4 të Direktivës, të publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së nr. 61, 17.2.2016.

Miratimi i këtij vendimi, siç thuhet në kumtesë, kontribuon në ndjekjen e politikës afatgjate ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim drejt Bashkimit Evropian, si dhe mbajtjen e llogarisë për funksionimin e papengueshëm të sektorëve të caktuar jo vetëm për transport dhe lidhje por edhe për sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim stabil dhe afatgjatë./MIA/