Edhe zyrtarisht filloi me punë Agjencia për Siguri Kombëtare, trashëgimtarja e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim e cila që sot pushon së ekzistuari. Drejtori i ASK-së Viktor Dimovski njoftoi se Agjencia filloi punën me funksion të plotë të të gjithë sektorëve. Ai nuk bëri të ditur numrin e punësuarve duke e cilësuar këtë si informacion të klasifikuar. Por, siç njoftoi Alsat një ditë më parë, informacionet tona flasin për 365 të punësuar nga gjithsej 650 që ishin në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, të cilët fillojnë punën në Agjencinë e re. Të papërzgjedhurit kanë të drejtë ankese.

TË GJITHA ATA TË CILËT I PLOTËSUAN KRITERET PREJ MBI 40% KALUAN ME PUNË NË AGJENCINË PËR SIGURI KOMBËTARE. TË GJITHË ATA QË NUK E ARRITËN ATË PËRQINDJE MBETEN ME PUNË NË MPB. KËTU NUK KA ASNJË PËRJASHTIM. TË GJITHË ATA QË NDJEJNË SE U ËSHTË BËRË PADREJTËSI MUND TË KËRKOJNË RISHQYRTIM TË PROCEDURËS DHE TË VEPROJNË SIPAS LIGJEVE TË SHTETIT- DEKLAROI VIKTOR DIMOVSKI, DREJTOR I ASK-SË.

Alsat njoftoi edhe për pqëfaqësim prej 16% të shqiptarëve në këtë Agjenci, shifër kjo e cila është larg 25%-shit të paraparë me Kushtetutë. Sipas Dimovskit edhe kjo shifër është një arritje duke pasur parasysh numrin e ulët të shqiptarëve në strukturat paraprake të DSK-së. Ai pranoi se ka akoma vende të zbrazura, gjatë plotësimit të të cilave premtoi se kjo përqindje do të rritet.

NE KËTU BËMË NJË HAP VËRTETË TË RËNDËSISHËM. PËR DALLIM NGA PERIUDHA E KALUAR KUR PËRBËRJA EKZISTUESE E TË PUNËSUARVE NË DSK, NUMRI I TË PUNËSUARVE NGA BASHKËSITË MË TË VOGLA ETNIKE ISHTE PËRAFËRSISHT 12%, NE TANI, AKOMA PA FILLUAR ME PUNË AGJENCIA, AJO PËRQINDJE U RRIT NË 16.43% DHE KËTU KA NJË DISKRIMINIM POZITIV MEGJITHATË VETËM PËR TË RESPEKTUAR DISPOZITAT KUSHTETUESE PËR PËRFAQËSIM TË DREJTË- THA VIKTOR DIMOVSKI, DREJTOR I ASK-SË.

Si tregues për përfaqësimin e shqiptarëve edhe në pozitat drejtuese, Dimovski përmendi rolin kyç në punën e këtij institucioni të zëvendësit të tij Arif Asani. Asani më herët ka qenë zv.drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, siç mëson Alsat, tashmë është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të kriterit për mos-pasjen e nënshtetësisë së dyfishtë për të punësuarit e saj. Ankimimi në Kushtetuese bazohet në dispozitën e Kushtetutës ku qytetarët që kanë shtetësi të vendit janë të barabartë, pavarësisht posedimit eventual të një shtetësie të një vendi të dytë. Dimovski tha se Agjencia, në këtë rast, do të veprojë në bazë të vendimit eventual të Gjykatës Kushtetuese.

Agjencia për Siguri Kombëtare është institucion jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Roli i saj është parandalues kurse të punësuarit nuk kanë autorizime policore.