Në orën 11:00 është paralajmëruar seanca ku do të votohet Qeveria e re e Maqedonisë.

Pjesëmarrjen nuk e kanë konfirmuar deputetët e VMRO-DPMNE’së të cilët nuk e pranojnë si të rregullt zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Deri më tani nuk është parë asnjë deputet i VMRO’së duke hyrë në sallë.

Partitë tjera, duke përshirë edhe Levizjen Besa dhe PDSH’në, pritet të jenë prezente kur të votohet Qeveria, edhe pse kanë vendosur të ngelen në opozitë.