Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila luhet më 5 shtator.

Sinan Bytyci ka postuar një foto ne Facebook, se bashku me Valon Berishën, nga kampi i Kosovës, ku po stërviten për ndeshjen me Finlandën.

Në fytyrat e lojtarëve vërehet një disponim i madh para kësaj ndeshje, e cila luhet ne kuadër të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore për botërorin’ Rusia 2018’, që zhvillohet më pesë shtator ndaj Finlandës.