Fituesi i Eurovizionit Nemo Mettler i ka bërë thirrje qeverisë zvicerane të njohë një gjini të tretë në dokumentet zyrtare.

Mettler theksoi se është absolutisht e papranueshme që një mundësi e tillë të mos ekzistojë më në Zvicër, shkruan “The Guardian”.

“Duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndihen të parë”, tha Mettler, i cili i pyetur pas fitores se me kë do të dëshironte të fliste më parë, pa u menduar, emëroi ministrin zviceran të drejtësisë, Beat Jans.

Të mërkurën, sipas zëdhënësit të tij, ministri i dërgoi një mesazh Mettler-it, duke e uruar për fitoren e tij në Eurovizion dhe duke e ftuar të takoheshin.

18 muaj më parë qeveria zvicerane e hodhi poshtë këtë propozim.