Mbi 15 tubime u zhvilluan anembanë botës për të treguar mbështetje për Maqedoninë. Rreth 30,000 njerëz morën pjesë në tubim duke ecur nga Salla e Qytetit në Martin Place.
Një zëdhënës tha se protesta tregoi qëndrueshmëri, për të thënë se ata nuk duan të jetë një popull i shtypur. Greqia, është ajo që kërkon ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Maqedonasit, të cilët jetojnë në Australi, kanë dalë nëpër rrugë në Perth, Melburn, Brisbane dhe Sydney për të protestuar dhe promovuar interesat e tyre kombëtare, të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetëvendosje.

Protestuesit rreshtuan rrugët, ku në duar mbanin flamurin maqedonas.

Ata mbanin gjithashtu pankarta në të cilat lexohej: “Fundi I gjenocidit maqedonas”, “maqedonasve në Shqipëri u mohohen të drejtat themelore të njeriut” dhe “emri i Maqedonisë nuk është për shitje”.

Protestuesit që u mblodhën në Sydney, ishin rreth 30,000, ku kënduan himnin kombëtar dhe marshuan përgjatë rrugës duke thirrur “Maqedoni” me zë të lartë.

Protesta ishte gjithashtu për të dënuar këdo që mohoi emrin dhe identitetin maqedonas dhe për të rritur ndërgjegjësimin për luftën me të cilën ballafaqohej Maqedonia.

Greqia beson se Maqedonia, e njohur në mbarë botën si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, nuk ka të drejtë të përdorë emrin ashtu siç e ka dhe do të jetë gjithmonë pjesë e Greqisë.

Maqedonia e kundërshton këtë dhe është përjashtuar nga bashkësia ndërkombëtare, sipas Josh Sherman, një zëdhënës për “Ne jemi Maqedoni”