Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas një jave do të përfundoj pushimet verore dhe pastaj e pret një detyrë e komplikuar për ta formuar qeverinë e re. Bisedimet do të jetë të vështira pasi partia e tij gjatë fushatës ashpërsoi fjalorin kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.
Revista “Fokus” shkruan se partia e Ahmetit në mënyrë arrogante ka dhënë mesazhin se shumica për qeverinë e re mund të arrihet në Recicë të Vogël.

Kjo revistë shkruan se Ahmeti është duke koketuar me liderin e VMRO-së, Mickoskin, por se është i vetëdijshëm se edhe përskaj fjalëve të rënda, ka më shumë dobi ta vazhdoj partneritetin e mëparshëm me Zoran Zaevin. (INA)