Koreja e Veriut ka zbuluar njësinë e Forcave Speciale, gjatë një parade ushtarake Ditën e Diellit, këtë fundjavë.

Ushtarët elitë, të veshur syze nate ishin pajisur me pushkë dhe granata.

Pjesëmarrja e tyre në paradën ushtarake duket se ka qënë  një shfaqje e forcë kundër SHBA-ve dhe presidentit Trump.

Njësia Speciale e Koresë së Veriut është në gatishmëri për të mbrojtur vendin nga ushtarët elitarë amerikanë të cilët duan të “heqin Kim Jong-un nga pushteti”,- tha një analist për agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut.

Një raport i Pentagonit i ka veçuar ushtarët si “ndër më të trajnuarit, të armatosur deri ne dhëmbë, të mire- ushqyer dhe shumë të motivuar”,- njoftoi CNN./Daily Mail