Platforma e përbashkët e partive shqiptare, presionet mbi BDI-në për të mos bërë koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe mundësitë për bashkëpunim të LSDM-së me bllokun shqiptar, e bëjnë gjithnjë e më të paqartë situatën rreth formimit të qeverisë. Akademiku Abdulmenaf Bexheti mbrëmë në emisionin “360 Gradë”, tha se partitë do të presin momentin e fundit për ta publikuar vendimin për koalicionim, që në rastin e BDI-së, do të jetë vendimtar për mbijetesën e partisë.

Sipas Malinka Jordanovës nga Instituti për Politika Evropiane, komuniteti ndërkombëtar qartë tregon se cili duhet të jetë kursi i qeverisë së ardhshme – e orientuar në reforma.

Megjithatë, në qoftë se i lexoni mesazhet me kujdes do të shikoni se ka një tifozllëk të caktuar, është e qartë se Bashkimi Evropian tha se do një koalicion të gjerë, ai koalicion duhet të jetë i vëmendshëm ndaj institucioneve, ndaj të drejtave të njeriut, ndaj Prokurorisë speciale publike, ndërsa ne përsëri qartë e dimë se cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, që thotë jo për Specialen, dhe këtu kur të shikoni mund të mos jenë shumë eksplicit, por megjithatë janë të qarta ato deklarata – deklaroi Malinka Ristovska Jordanova, Drejtore e Institutit për Politika Evropiane.

Mandatarit Nikola Gruevski i kanë mbetur nëntë ditë të deklarojë nëse ai është në gjendje të formojë qeveri.