Sot në Tetovë, Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa, përmes një proteste simbolike ka shënuar ditën e 8 Marsit. Ata thanë se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj shumë padrejtësive që u bëhen jo vetëm si gra por edhe si pjestarë të etnikumit që i takojnë.

“8 marsi në të gjitë botën shënon ditën kur për herë të parë femra ngriti zërin ndaj padrejtësisë ku edhe mbeti simbol për barazi, drejtësi që femrës ti jepet vendi i merituar krah gjinisë mashkullore. Fatkeqësisht edhe pse jetojmë në një shtet demokratik, jo vetëm ne si femra që jemi të anashkaluara, por poshtrohemi dhe nënçmohemi si komb, si shqiptar edhe atë në shtëpitë tona, në vendin tonë të mëmësisë”, deklaruan nga Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa.

Ata nga protestë simbolike kërkuan që femra të mbrohet dhe të përfaqësohet denjësisht në institucionet e shtetit, femra të jetë vendim-marrëse në kuvend dhe femra shqiptare mos të jetë vetëm nënpunëse e interesave partiake.