Portugezi ishte në fushë në fitoren e mbrëmshme kundër Parmas, ku Juventusi nisi fushatën për mbrojtjen e titullit të kampionit në Serie A.

Por, futbollisti njihet edhe si bashkëshort dhe baba i përkushtuar gjersa shumicën e kohës e shpenzon duke qëndruar në gjirin e familjes.

 

Ai në postimet në rrjetet sociale shpeshherë publikon imazhe dhe video të ndryshme duke i llastuar fëmijët, e cila gjë bën që të merr pëlqime dhe komente pozitive.

Së fundi, 34-vjeçari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram gjersa në të shihen Georgina Rodriguez si dhe katër fëmijët, ku së bashku iu urojnë të gjithëve të diele të këndshme.

Ronaldo është shpall pesë herë lojtari më i mirë në botë gjersa ka fituar të gjitha titujt e mundshëm me klube kurse është kampion evropian me kombëtaren e Portugalisë.