Ministri i Bujqësisë dhe anëtari i kryesisë qëndrore nga Lëvizja Besa, Arjanit Hoxha duke dashur të demantoj lajmin dhe faktet për asimilimin e shqiptarëve në Prespë dhe dokumentarin e realizuar nga Top Chanel dhe gazetari Marin Mema, një pjesë e të cilit u transmetua edhe në News33, ka sulmuar nëpërmes shkrimit redaksinë e portalit news33 duke e quajtur si “partal” të pa identitet.

Hoxha ka shkuar edhe një hap më tepër duke e cilësuar portalin news33 si portal partiak.

Edhe pse Hoxha e cilëson si portal partiak, gjatë ditës së djeshme News33 ka tentuar që të kontakojë me të por ai zgjodhi të mos të na përgjigjet.

Institucioni i vetëm që vlerëson nëse News33 është portal partiak dhe i pa adresë e pa identitet janë komisionet profesionale gazetareske pranë shoqatave të gazetarëve dhe Agjencia e Sherbimeve për Media Audio dhe Audiovizive.

Më poshtë News33 u sjell kronikën në të cilën ka reaguar ministri Arjanit Hoxha. Përpos News33,për asimilimin e shqiptarëve ka raportuar edhe Top Chanel nga Shqipëria.