Drejtësia franceze i ka kërkuar Parlamentit të Europian heqjen e imunitetit të kryetares së partisë të ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar”.

Marine Le Pen po hetohej për dyshimin për punësim fiktiv të antarëve të partisë së saj si asistentë parlamentarë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Kujtojmë se Le Pen është kandidate e kësaj partie për zgjedhjet presidenciale. Më 10 mars ajo refuzoi një seancë dëgjimore me gjykatën për një përfshirje të mundshme në këtë çështje, duke qenë se kishte imunitet.