Profesori Ljubomir Frçkovski në emisionin e mbrëmshëm në TV Telma tha se tani klima në Maqedoni për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë është shumë më mirë se më parë, përcjell Fol.

Ai tha se çmimi që elita politike do të paguajë nuk do të jetë aq sa kemi qenë të frikësuar më parë.

“Ka mbështetës aktivë për zgjidhjen, ka përkrahës pasivë, madje edhe në kundërshtarët më të mëdhenj, ka mendime se është më mirë që kjo qeveri të zgjidhë mosmarrëveshjen, për të menjanuar këtë problem. Mendoj se do të del një variant fitimtar për atë që do të zgjidhë mosmarrëveshjen, e jo humbës”, tha Frçkovski.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, tha se është i bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe sipas tij, nuk është në kundërshtim me atë që është përcaktuar me kushtetutë. /Fol/