Gruevski dhe VMRO-ja “therë në sy” e kanë Prokurorinë Speciale Publike e cila po heton krimin dhe korrupsionin e funksionarëve të saj ndërkaq “patriotizmi” kundrejt mos pranimit të dygjuhësisë dhe Platformës është arsyetim populist dhe shmangie e vëmendjes nga frika e vërtetë e tyre.

Platforma e Partive Shqiptare nuk është gjë e re për liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Dokumenti i ngjashëm është negociuar në komisionet qeveritare të Maqedonisë më 2015-tën, shkruan NovaTV. Qeveria asokohe ka rënë dakord për një LIGJ të ri gjithëpërfshirës për gjuhë, por jo për ndryshim të Kushtetutës, megjithatë, në atë kohë filluan “bombat”, vendi hyri në krizë politike dhe çdo proces u ndërpre.

Të gjitha kushtet që lideri i BDI-së Ali Ahmeti, vendosi para kryetarit të  VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e një qeverie të re, një vit më parë janë negociuar në një dokument zyrtar të qeverisë.

Nga ajo që mund të konstatohet nga teksti i dokumentit, nuk ka të bëje me federalizimin, kantonizim, një ndarje e shtetit, por kushte të përcaktuara në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, dhe pastaj në reformat prioritare të Marrëveshjes së Përzhinës.

Atë që e kërkon  Ahmeti dhe prezantoi para votuesve  është një vijë e kuqe për të drejtat e shqiptarëve, si dhe një “JO” patriotike për Nikola Gruevskin, në fakt tashmë ekziston deri diku në një dokument zyrtar që është përgatitur dhe miratuar nga komisionet qeveritare.
Përveç kësaj NovaTV transmeton pjesë nga dokumenti i qeverisë i cili është në dispozicion në faqen e internetit të qeverisë së Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Shqyrtimi i Marrëveshjes Kornizë për kohezion social.”