Lionel Messi ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Manchester United dhe Manchester City janë paralajmëruar në lidhje me mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Dy gjigantët e Premierligës do ta mirëpresin mundësine e blerjes së 29-vjeçarit, raporton “The Sun”, përcjell lajmi.

Interesimi i tyre është shtuar pas deklaratës së zyrtarit të Barcelonës, Oscar Grau: “Ne duhet të jemi shumë strikt me buxhetin, nuk mund të bëjmë çmenduri”.