Forumi Rinor Shqiptar (FRSH), përmes faqes së tyre, fton të gjithë të rinjët shqiptar (mosha 16-28 vjeç) të jenë anëtarë e kësaj strukture kombëtare rinore në kuvendin e parë të FRSH-së ku të njëjtën kohë secili prej kuvendarëve ka të drejtën e të qenurit pretedentë për të qenë pjesë e lidershipit të FRSH-së, njofton Fol.

”Forumi Rinor Shqiptar është në prag të themelimit të saj! Duke pas parasysh tendencat aktuale të degradimit dhe defokusimit të frymës kombëtare – politike, sociale dhe kulturore në vendin tonë, konstatuam se është nevojë e domosdoshme aktivizimi racional dhe progresiv të kauzave, idealeve dhe hartimin e strategjive për realizimin e interesave të popullit shqiptar me theks të veçant të rinisë shqiptare.

Koncepti dhe ideologjia vepruese e FRSH-së ka përbërje mbi partiake ose mbi çdo modelusi tjetër të ojq-ve deri më sot, është lëvizje që ka për qëllimin krucial avancimin e prosperitetit të rinisë shqiptare në vendin tonë duke filluar nga filloristët, nxënësit e shkollave të mesme e deri tek studentët.

Frsh-ja pretendohet të jetë një organizatë e cila vemprimtaria e saj do të fokusohet në profesionalizmin e mentalitetit rinor shqiptar në çdo fushë jetësore me anë të trajnimeve, konferencave, seminareve dhe kampanjave të ndryshme sensibilizuese, humanitare dhe protestuese .

Andaj, këshilli inicues dhe themelues (i përbër nga Jasir Asani, Enis Miftari dhe Ariton Rama) ju fton të gjithë të rinjët shqiptar (mosha 16-28 vjeç) të jenë anëtarë e kësaj strukture kombëtare rinore në kuvendin e parë të FRSH-së ku të njëjtën kohë secili prej kuvendarëve ka të drejtën e të qenurit pretedentë për të qenë pjesë e lidershipit të FRSH-së . Të gjitha informacione në përgjithësi për datën, kohën dhe vendin e themelimit të Frsh-së , për ta shkarkuar statutin e Frsh-së (ku përfshihet koncepti funksional dhe ideologjik të Frsh-së) gjatë ditës do e keni në faqen zyrtare të Frsh-së.

Andaj ejani të gjithë të bëhemi bashkë ata që kanë qëllime, vizone, ambicie të pastërta kombëtare, për ta kthyer shpresën dhe frymëzimin në vendin tonë me forcat tona”, njofton FRSH. /Fol/