Fshati serb në Medvegjë merr emrin e presidentit rus

Tashmë ekziston edhe një fshat i vogël me emrin “Putinovo”. Banorët e kanë nderuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më shumë për respekt dhe shumë pak për rrugën e paasfaltuar. Ai është kryesisht një fshat pensionistësh, në komunën e Medvegjës.

Banorët kryejnë punët e fshatit dhe besojnë se miqësia me Rusinë është e përhershme, ndërsa Putin është udhëheqësi i duhur për të zgjidhur “lëmshin” e botës.

 

“E konsideroj Putinin si një udhëheqës të madh dhe njeri të zotë”, thotë Milutin Petrusiç, banor.

Fshati është mbledhur dhe ka diskutuar për emrin më të mirë për vendin me 12 familje. Emër më të mirë se Putinovo, apo fshati Putin, nuk kanë gjetur, transmeton TCh.

Edhe lokali i fshatit ka marrë emrin “Putin”, kurse rakia “Shlivovica” nga kumbullat quhet “Putinovka”.

“Këtu vijnë gazetarë dhe qytetarë rusë. Vijnë dhe na vizitojnë prej 4-5 vitesh”, tha Malisa Petrusiç.

Ky fshat është bërë atraksion. Putin u ka bërë publicitet ende pa e vizituar fshatin. Banorët thonë se janë të vendosur. Fshati duhet të quhet kështu.

“E kemi menduar gjatë dhe vendosëm se ky është emri më i mirë. Bill Clinton ka shtatore në Prishtinë, ndërsa në vende të ndryshme janë bërë buste për Rokin apo Bruce Lee. Ndaj dhe menduam, përse jo?
Edhe ne do ta quajmë lagjen tonë kështu”, tha Miroslav Petrusiç, banor.

Putin ka qenë disa herë në Serbi më parë, por jo në Jug. Ka kafenë me emrin e tij në disa vende të tjera. Por, në fshatin e tij kjo është dashuri pa kushte.