‘Passport Index’ ka publikuar indeksin e pasaportave, që tregon se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, gjegjësisht cila pasaportë u mundëson qytetarëve të udhëtojnë në më shumë vende të botës, edhe atë pa vizë, përcjell Fol.

Pasaporta e Maqedonisë radhitet e 84-ta sipas ‘Passport Index’, gjë kjo që u mundëson qytetarëve të Maqedonisë të udhëtojnë pa viza në 108 vende të botës.

Sa i përket rajonit, Greqia në vendin e 23-të, Kroacia e 38-ta, Bullgaria 41, Serbia 79, kurse Shqipëria e 95-ta dhe Kosova 181.

Ndryshe, nga ana tjetër, pasaporta më e fuqishme është ajo e Singaporit, ku qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 159 vende, ndërsa vijon Gjermania në 158 vende, pastaj Suedia dhe Koreja e Jugut. Vendin e gjashtë me pasaportë të fuqishme e ndajnë Amerika dhe Malajzia, kurse e fundit është Afganistani, qytetarët e të cilit kanë qasje pa viza në vetëm 22 shtete.

‘Passport index’ bën kategorizimin e pasaportave nga e gjithë bota në bazë të qasjes përtej-kufitare për mbajtësit e pasaportave. /Fol/