Në sondazhin e organizuar nga faqja zyrtare e kampionatit gjerman bundesliga.de, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka rezultuar më i votuar se Mats Humels e Zherom Boateng të Bajern Mynih dhe ka marre votat e mjaftueshme për t’u përfshirë tek 11 më të mirët, sipas votuesve online në anketimin e realizuar.

Formacioni i përzgjedhur nga tifozët ishte: Manuel Nojer – David Alaba, Sokratis Papastatopulos, Mërgim Mavraj, Filip Lahm – Ousman Dembele, Tiago Alkantara, Kristian Pulisiç – Pierr-Emerik Aubamejang, Robert Levandovski, Antoni Modeste.