Detektimi I gabimeve në tekstet shkollore kontestuese, aktualisht bëhet nga arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët i potencojnë të njejtat përmes linkut të dhënë nga MASH.

Më 15 shtator skadon afati I paraqitjes së vërejtjeve sugjerimeve dhe gabimeve në tekstet shkollore dhe më pas detyrë e MASH do të jetë që të ndryshohen tekste të caktuara apo të tërhiqen plotësisht.

Sipas ZëvendësMinistrit të Arsimit Visar Ganiu tani ka vullnet politik që kjo cështje të zgjidhet dhe nxënësve tu ofrohen tekste cilësore.

“Pas grumbullimit të informative ne si Ministri do ti analizojmë ato informata dhe aty ku e shohim të arsyeshme do të intervenojmë dhe mendoj që këtë probëem së bashku do ta tejkalojmë port ë mos keqkuptohemi viti shkollor ka filluar me tekstet ekzistuese dhe por vitin e ardhsëm do intervenohet aty ku ka nevojë”, shprehet zv/ministri i arsimit, Visar Ganiu.

Për here të pare MASH ka ndërrmarë një nismë të tillë që pikërisht nga arsimtarët që janë të kycur në procesin mësimor të marrë vërejtjet dhe ato ti shqyrtojë.

“Arsimtarët e shkollave të mesme dhe fillore këto vërejtje lidhur me gabimet në tekstet shkollore do ti paraqesin deri më 15 shtator më pas në Mash do përpunohen këto vërejtje të arritura dhe në fund do vendoset se në cfarë mënyrë do të veprohet do të tërhiqet në tërësi tekstet do ndryshojnë[ varësisht nga shkalla e gabimeve të vërtetuara”, shprehet Naziktere Sulejmani, këshilltare në MASH.

Deri më tani për shkak të diskriminimit gjinor dhe etnik janë tërhequr tekstet Shoqëria e klasës së katërt dhe Arsimi qytetar për nxëxnësit e klasës së tetë.