Gara presidenciale, 1 milionë amerikanë financojnë Bernie Sanders

Donald Trump i ka dhënë një tjetër vëmendje garës republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ndërsa në kampin rival është Hillary Clinton ajo që e ka marrë përsipër këtë rol, edhe pse pa dashje.

Por tek demokratët po rritet me shpejtësi jo një emër i panjohur, por “një kandidat i varfër”. Bëhet fjalë për Bernie Sanders. Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë po rritet gradualisht si në mbështetje, ashtu edhe nga ana financiare.

Por kush qëndron pas parave të fushatës së tij? Ndërsa Donald Trump “mburret” duke deklaruar se vetëfinancimi do të bëjë atë një president të pavarur dhe të pakapur, Bernie Sanders mund të mburret me numrin e madh të amerikanëve që kanë dhënë para për fushatën e tij.

Bëhet fjalë për mbi 3 milionë derdhje financiare në llogarinë e tij të fushatës nga më shumë se 1 milionë individë. “Ëashington Post” shkruan se me këto ritme, Sanders ka tejkaluar edhe Barack Obaman në 2008-n sa i përket mbledhjes së fondeve, ndërsa Hillary Clinton e la pas që në fillim të muajit janar.

Për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh edhe faqen e dedikuar të Google për garën presidenciale. Google radhit pesë pyetjet më të kërkuara për çdo kandidat. Për Hillary Clinton pyetjet lidhen me moshën dhe mundësitë e fitores, ndërsa për Sanders mes këtyre pyetjeve është edhe ajo që ka të bëjë me donacionet./TCH